Ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, ka filluar punën me masa të rrepta dhe të menjëhershme në detyrën e saj të re. Vetëm pak ditë pas marrjes zyrtare të postit, burime pranë BalkanWeb bëjnë me dije se Koçiu ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila.
Vendimi vjen pas një ankese nga një qytetar, i cili ka raportuar se Mahila është kapur duke konsumuar duhan në një ambient të mbyllur – një veprim që bie ndesh me rregullat.
Andi Mahila ka mbajtur postin e zëvendësministrit që nga dhjetori i vitit 2020.
Pas marrjes së këtij vendimi, ministrja Koçiu ka informuar edhe qytetarin që bëri denoncimin, duke e vënë në dijeni për ndërhyrjen dhe masën e ndërmarrë.
