Gjykata e Posaçme i ka komunikuar sot masën e ‘arrestit me burg’ për Flodian Plakun dhe ish-shefin e Krimeve Rezart Kuçi, i cili u arrestua të shtunën.
Sipas SPAK, këta persona akuzohen si pjesë e grupit kriminal të Inez Hajrullasë.
Inez Hajrulla është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndaj tij janë bërë 3 atentate, të cilave u ka shpëtuar. Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në bazat e tij, por ende nuk ka bërë të mundur kapjen e tij.
