Spitali Nasser në Rripin jugor të Gazës ka njoftuar sot se ka pranuar trupat e 15 të burgosurve palestinezë, të cilët u dorëzuan nga Izraeli në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit. Sipas autoriteteve spitalore, trupat e dorëzuar janë pjesë e serisë së 13-të të shkëmbimeve, duke e çuar në 330 numrin total të palestinezëve të vdekur të kthyer nga Izraeli deri tani.

Marrëveshja e armëpushimit, e arritur nën ndërmjetësimin e SHBA-së, parashikon që Izraeli të dorëzojë 15 trupa palestinezësh për çdo trup të një pengu izraelit që i kthehet nga Hamasi. Izraeli konfirmoi të enjten mbrëma se ka marrë trupin e Meni Goddard, e cila u vra gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, Hamasi ka liruar 20 pengjet e gjalla që mbante, në këmbim të rreth 2,000 të burgosurve palestinezë të ndaluar në Izrael. Po ashtu, Hamasi ka dorëzuar 25 nga 28 trupat që mbante. Tre trupat e mbetur u përkasin dy izraelitëve dhe një punëtori tajlandez, të rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: