Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar analisti Agim Baçi i cili diskutoi për aktualitetin politik në vend. Ai tha se dorëheqja nga mandati e Maldrita Bardhos pasi fitoi me 10 vota më shumë kundrejt Zegjine Caushit mund të jetë pjesë e një “spektakli politik”.
Sipas tij në procesin e numërimit nuk mund të jetë një gabim njerëzor, por një moral politik i cili ka të bëjë me zgjedhësit. Baçi shtoi më tej se midis dy kandidateve për deputete mund të ketë ndodhur një zëvëndësim.
“Unë mendoj se kjo ka ndodhur si pjesë e spektaklit pasi pas rekuperimit të votës duhet të shprehësh edhe një keqardhje edhe për votat e qytetarëvë. Nuk mund të them se ishte një gabim njerëzor, por po flasim për një moral politik i cili ka të bëjë me zgjedhësit. Mendoj se ka ndodhur një zëvëndësim edhe Zegjineja duhet në parlament pasi ajo do të dhuroj edhe spektakël aty. Kuvendi e ka humbur kontrollin mbi qeverisjen dhe se deputeti është zgjedhur të kontrollojë edhe ministrat. Gjithashtu mund të them se e ka humbur edhe si rol”, tha ai
Më tej ai u ndal edhe tek opozita e cila me mbledhjen e fakteve nga takimet në Bruksel mund të sjellin ndryshime sipas rezolutave.
“Opozita bën shumë mirë që po mbledh fakte. Gjithashtu është krijuar edhe një paradoks i cili lihet të kuptohet se qeveria nuk i humb zgjedhjet dhe që opozita nuk i fiton. Mendoj se është e rëndësishme edhe shpallja e zgjedhjeve. Gjithashtu nëse arrijmë që përmes këtyre takimeve në Bruksel të kemi rezoluta atëherë kemi një vendim për të “kurorëzuar” marrëdhënien e opozitës dhe mazhorancës mund të jetë edhe një fitore deri diku dhe të detyrojë Ramën të bëjë disa ndryshime”, përfundoi Baçi.
(BalkanWeb)
