“Mungesa e protestueve në tubimet e organizuara nga opozita, lidhet me shpopullimin”.
Kështu u shpreh analisti Basir Çollaku i cili tha se kjo plagë ka prekur më tepër PD, pasi qytetarët janë larguar nga vendi gjatë këtyre viteve të qeverisjes socialiste, për shkak të mungesës së një alternative më të mirë këtu.
Në lidhje me pjesëmarrjen në protestat e Foltores 2, që po zhvillon PD para kryeministrisë, Çollaku kërkoi që PD të mos matet me metra katrorë.
Sipas tij, qytetarët nuk duhet të presin ndryshimin nga PD, por duhet të bëhen ata ndryshimi.
Gjithashtu ai tha se në 12 vitet e qeverisjes socialiste ka patur përpjekje për të shkatërruar PD dhe opozitën.
“Ne kujtojmë ish-ambasadoren e SHBA Yuri Kim që shiste bar në PD, sot është drejtoreshë e një dosje korruptive në hetim. Këta aktorë vijnë për të prodhuar parti sipas interesit të tyre. Duke u treguar shqiptarëve kë të votojnë. Dhe politikanët dhe shqiptarët kur shohin kë mbështesin SHBA-të orientohen.
Basir Çollaku: Mungesa e pjesëmarrjes në protestë lidhet me shpopullimin. Nuk duhet ta masim opozitën me metrat katrorë. Përpjekja serioze për ta shkatërruar PD është fakt.
Ne kujtojmë ish-ambasadoren e SHBA Yuri Kim që shiste bar në PD, sot është drejtoreshë e një dosje korruptive në hetim. Këta aktorë vijnë për të prodhuar parti sipas interesit të tyre. Duke u treguar shqiptarëve kë të votojnë. Dhe politikanët dhe shqiptarët kur shohin kë mbështesin SHBA-të orientohen.
Nuk keni akses në INSTAT?, janë përzënë qytetarët dhe shpopullimi ka prekur më shumë demokratët, për shkak të mungesës së punësimit
