PD ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për një nga pikat e marrëveshjes siç ishte ajo e përfshirjes së Kosovës në zonën e Mini- Shengenit.

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku siguron se Kosova për marrëveshjen e sotme në SHBA duhet të bënte sakrifica, dhe një ndër to ishte pjesëmarrja në Mini- Shengen.

Ai shton se në një marrëveshje fitojnë të gjitha, dhe Serbia me Ramën duken të kënaqur.

STATUSI NGA KRESHNIK ÇOLLAKU
Pranimi i pjesëmarrjes se Kosoves ne “minishengen” duket se ka qene nder ato “sakrifica” qe Kosova eshte detyruar te beje per ti plotesuar kerkesen e Serbise.

Por ne nje marreveshje eshte normale qe dicka ta fitojne te gjitha palet.
Serbia duket e kenaqur me minishengenin..,edhe Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb