Në përditësimin e tij të radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme vendore që po mbahen në 5 bashki të vendit këtë të diel.

Ora 17
Ora 17

Në bashkinë e Vlorës deri në orën 17:00 kanë marrë pjesë në zgjedhje, 12,37 % e qytetarëve, në bashkinë e Beratit kanë votuar 18,93 %, në bashkinë e Cërrikut 24,96 %, në bashkinë e Matit 39,61 % dhe në bashkinë e Tepelenës 32.54 %.

Mbi 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë pritet të zgjedhin drejtuesit e rinj lokalë. Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00 dhe sipas KQZ, procesi i votimeve do të mbyllet në orën 18:00.

Në garën për zëvendësimin e 5 kryebashkiakëve të zgjedhur deputetë, apo ministër si në rastin e Andis Sallës së Cërrikut janë 13 kandidatë.

Ndryshe nga herë të tjera Partia Demokratike nuk kishte kandidatë të regjistruar nën siglën e saj apo ndonjë partie tjetër opozitare, ndonëse de fakto kanë shprehur mbështetjen për disa kandidatë të pavarur në këtë garë.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në daljen për mediat tha se grupmosha që ka marrë pjesë më shumë në këto votime janë ata mbi 65 vjeç, ndërsa vihet re një ‘braktisje’ e kutive të votimit nga të rinjtë.

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb