Deri në orën 13:00, pjesëmarrja në votime në bashkitë Sarandë, Konispol dhe Delvinë rezulton të jetë nën 25% e trupës zgjedhore të regjistruar.

Në KZAZ nr. 91 në bashkinë Sarandë, kanë votuar 4.500 qytetarë nga 47.600 të regjistruar, që përfaqëson një pjesëmarrje prej rreth 9.5%.

Në KZAZ nr. 93, në bashkinë Konispol, kanë votuar 2.300 qytetarë nga 10.820, ose rreth 21.3%.

Ndërsa në bashkinë Delvinë (KZAZ nr. 90), kanë votuar 2.907 qytetarë nga 13.615 të regjistruar, duke arritur pjesëmarrjen më të lartë në rajon me rreth 21.3%.

Autoritetet zgjedhore lokale vijojnë monitorimin e procesit, ndërsa ftojnë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës para mbylljes së qendrave të votimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: