Izraeli ka ndërmarrë ofensivën ndaj Iranit me synimin kryesor për të rrëzuar regjimin në Teheran, sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorand Vojka.
Ai thekson se shkatërrimi i programit nuklear iranian është realizuar vetëm pjesërisht.
Pavarësisht goditjeve, mbi 600 ton material nuklear mbeten të pazbuluara, fakt i pranuar edhe nga SHBA dhe Izraeli. Ndërkohë, Irani po forcon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe Kinën për blerjen e avionëve.
Dorand Vojka, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare: Qëllimet e Izraelit kanë qenë të qarta prej shumë kohësh. Arsyeja kryesore e luftës ishte që të ndryshohet regjimi i Iranit. U arrit pjesërisht pjesa e shkatërrimit të programit nuklear të Iranit. E them pjesërisht, pasi të dhënat janë të ndryshme, sa i përket dëmtimit të programit nuklear të Iranit.
Pjesët nukleare të programit iranian nuk dihet se ku janë. Dyshohet se janë mbi 600 ton material nuklear që nuk dihet se ku është dhe kjo është pranuar nga SHBA e Izraeli. Irani ka përfunduar marrëveshjen me Rusinë për të marrë avionë dhe ka kthyer sytë nga Kina për të marrë avionë të tjerë.
(Balkanweb)
