Aktivisti i shoqërisë civile, profesor Ervin Goci, ishte i ftuar në një intervistë në studion e improvizuar të News24, para godinës së televizionit.
Goci tha se ka vlerësim maksimal për gazetarët e televizionit më të madh informativ në vend. Ai e quajti plaçkitjen që iu bë godinës së News24, mbrëmjen e së hënës, ku u bastisën zyrat e redaksive të mediave të Focus Media News, News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Sipas profesor Ervin Goci, më shumë se ngjarja e rënë shokuese ku media trajtohet si kapanon fasonerie, është heshtja e kolegëve gazetarë në media të tjera.
Ervin Goci: Gjëja që më ka shokuar është fakti që media trajtohet si kapanon fasonerie, di që nuk mund të futesh në redaksinë e një media pa u bërë tranzicioni.
Ajo që më shqetëson është fakti se vritet media më e madhe informative në vend, gazetari nuk e ka mundësinë të punojë pasi po qëndron tek dera e hekurt. Është bastisje, nuk e di cfarë bën presidenti, avokati I popullit, nuk e di cpo bëjnë.
E pashë skenën e bastisjes dhe pashë ZIZA-t e vjetër që dikur internonin qytetarët, ku gazetarëve nuk iu lejua të merrnin sendet personale, mu duk skenë e shëmtuar. Këtu ka gazetarë që kanë në dosjet e tyre materiale sensitive, për investigimet që kryejnë, gjithcka u bë ishte jashtë cdo logjike.
