Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Ulëz të Matit.

Gazetari Enver Doçi raporton se pas hapjes së kamerave gjatë rrugës, është zbuluar një automjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Ekspertiza nga Tirana sipas burimeve ka përcaktuar se në zonën e fytit i riu është i nxirë dhe ka disa plagë në trup, por se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.

Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30 të ditës së djeshme, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeçarin.

Burime për gazetarin Doçi bëjnë me dije se dyshohet që i riu është rrëmbyer.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb