Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gjonaj, Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi  Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se njëri është plagosur me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta, ndërkohë që rezultojnë emra të njohur për blutë e Kosovës. Teksa dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, hetimet janë në vijim.

Njoftimi i Policisë:

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njësitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha Gashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: