Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së dy të rinjve, ngjarje e ndodhur në qendër të qytetit mbrëmjen e kaluar.
Të plagosur kanë mbetur Enis Preza, 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar tjetër, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, efektivët kanë arrestuar një shtetas tjetër, i cili dyshohet se është përfshirë në konflikt, por sipas burimeve nuk është autori i plagosjes.

Në pranga ka rënë shtetasi Nikson Kodra, 25 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Ai dyshohet se është konfliktuar në mënyrë rastësore me dy të plagosurit, ndërsa arrestimi i tij është bërë pasi policia i ka gjetur drogë në banesë dhe një armë të ftohtë (thikë) në çantë.
Sipas hetimeve paraprake, ai nuk është personi që ka plagosur dy të rinjtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb