Një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në qytetin e Krumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”.

Sipas policisë, i riu me inicialet J. A. dyshohet se është qëlluar në këmbë gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Pas plagosjes, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur ndjekjen e shtetasit F. D., rreth 30 vjeç, i dyshuar për plagosjen.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Krumë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: