TIRANË

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri. Ai është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb