Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka plagosur me thikë një 60-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Raportohet se shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Sakaq, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës (thikë), një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.
Në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Ç, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. D., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.