Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë natës në ‘Komunën e Parisit’ në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ai është plagosur në kurriz pas një konflikti me një person tjetër.

Ndërkohë autoritetet policore kanë arrestuar autorin dhe po punojnë për kapjen e autorit të dytë.

Mësohet se 40-vjeçari është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 19 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Gj., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në rrugën “Komuna e Parisit”, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. Gj., 34 vjeç, si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin M. K., 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: