Një tjetër minator është plagosur rëndë në një galeri kromi në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në një minierë në Martanesh. 40 vjeçari i plagosur është dërguar në spital në Tiranë dhe nuk është paraqitur në spitalin e Bulqizës e as në atë të Dibrës.
Raportimi nga policia është bërë një ditë me vonesë. Në deklaratën e ndarë për mediat, blutë e Dibrës njoftojnë se:
Me datë 29.05.2025, në një subjekt minerar në Martanesh, shtetasi I. D., 40 vjeç, banues në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë se dy ditë më parë në galerinë e ACR në Bulqizë një minator u plagos, ndërsa u tentua që ngjarja të mbahet e fshehtë. Vetëm pas 24 orësh policia bëri njoftim publik për ngjarjen.
