Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e natës në fshatin Mbrostar Ura, Fier, ku një 23-vjeçar ka plagosur me armë zjarri të modifikuar babanë e tij pas një konflikti në familje.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi babanë e tij, me një armë të modifikuar, pas një konflikti në familje, kapet 23-vjeçari.

Sekuestrohet arma e modifikuar si armë sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç.

Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë, me një armë të modifikuar si armë sportive.

58-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: