Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë ku mbetën të plagosur dy persona në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim autori i dyshuar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se autori i dyshuar i plagosjes është 35-vjeçari Enton Dushaj, banues në lagjen Skënderbeg të Shkodrës.

Sipas policisë, ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: