Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dje në mbrëmje në aksin Burrel-Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:05. Policia e Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali, është plagosur me armë zjarri shtetasi me inicialet E.M., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lutë bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: