Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga një person, i cili më 1 qershor 2023 qëlloi me armë zjarri dhe plagosi shtetasin A.Ç.
Ndaj 41-vjeçarit E.H., rëndojnë akuzat vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtja pa leje.
Ndaj tij është caktuar masa e arrestit në burg.
Njoftimi i policisë:
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të dyshuar për tentativë për vrasje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 08.06.2023, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin:
-E. H., 41 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
