Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi ku një turist gjerman u godit nga helika e një mjeti lundrues.
Ditën e sotme Policia ka raportuar se është arrestuar drejtuesi i gomones një 46 vjeçar.
Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës.

Njoftim i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, Dhërmi, Himarë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin K. V., banues në Orikum.

Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet lundrues (gomone), ka goditur në det me pjesën e përparme të gomones, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb