Një 17-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti për motive banale. Ngjarja ndodhi në lulishten e qytetit Lushnjës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 15-vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISE
Goditi me mjet prerës një 17-vjeçarin, shoqërohet në Polici 15-vjeçari. Rreth orës 11:00, në lulishten e qytetit Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç nga Pluku, ka goditur me mjet prerës (thikë), një shtetas 17 vjeç nga Savra, dhe është larguar nga vendngjarja.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 15-vjeçarit, me të cilin po kryhen veprimet në prani të avokatit dhe psikologut.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale, thika me të cilën 15-vjeçari ka goditur 17-vjeçarin. 17-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: