Një 69-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi ditën e djeshme pas një konflikti ka plagosur me thikë djalin e tij.

N. P., 43 vjeç u dërgua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Teksa B. P., 69 vjeç u arrestua, policia sekuestroi thikën nën cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: