Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeccar pasi ka plagosur një të ri.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, ndërsa blutë bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta.

Mësohet se 30-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Liri”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin N. K., 30 vjeç, banues në Fier, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb