Ka përfunduar sot seanca gjyqësore në ambientet e spitalit për Aleks Qiqin, autorin e plagosjes së ndodhur pak ditë më parë në fshatin Dvoran të Korçës.
Gjykata e Korçës, pasi shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 41-vjeçarin, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë një 27-vjeçar gjatë një konflikti.
Vendimi i togave të zeza u mor në linjë me kërkesën e akuzës, duke lënë autorin në qeli deri në përfundim të hetimeve.
