Djali i këngëtarit grek Sokrates Malamas,  muzikanti Giannis Malamas  është arrestuar në agim nga oficerët e policisë të ekipit DIAS. Sipas policisë, në orën 05:25 ndodhi një incident midis një shoferi taksie dhe dy personave, të cilët goditën  derën e makinës dhe e ofenduan shoferin. Gjatë kontrollit, njëri prej të dyve reagoi dhe ofendoi oficerët e policisë .

Në momentin e arrestimit, muzikanti dyshohet se ka rezistuar. Ndërsa po hynte në automjetin zyrtar, ai e goditi dy herë me kokë një oficer policie, duke e plagosur në mollëzën e majtë dhe në kokë.

Në Stacionin e Policisë së Akropolit, ku u shoqërua për formimin e dosjes së çështjes, i arrestuari vazhdoi të shante dhe kërcënonte oficerët e policisë.  Ndaj tij u ngrit një dosje për dhunë ndaj punonjësve, fyerje, kërcënime dhe dëmtime të thjeshta trupore.

Sipas informacioneve, oficeri i policisë po trajtohet për lëndime të lehta në Komisariatin 401.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb