Një 24-vjeçar u qëllua mbrëmjen e së martës me armë zjarri në këmbë në zonën e Shënavlashit në qytetin e Durrësit. Pas ngjarjes janë publikuar edhe pamjet e ngjarjes, ku shfaqen dy kushërinjtë, njëri prej të cilëve mbetet i plagosur.

Ndërkohë që Policia e Durrsit përmes një njoftimi thotë se ka identifikuar autorin, janë siguruar pamje nga momenti i plagosjes së të riut.

Njëri prej tyre paraqitet në shtëpinë e tjetrit dhe siç duket nga pamjet, e sinjalizon me dorë për t’iu afruar, ndërsa me tjetrën nxjerr armën dhe e shkrep 2 herë, me njërin prej plumbave që godet të riun.

 

 

Njoftimi i Policisë:

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë, në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, 24-vjeçari E. B.

Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet autori i dyshuar i plagosjes (kushëriri i 24-vjeçarit).

Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku në drejtimin e prokurorit, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi I. B., 33 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, djalin e xhaxhait të tij, shtetasin E. B., i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit I. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: