Kanë dalë para gjykatës 4 personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27 vjeçarit në Dvoran të Korccës. Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për 3 prej të arrestuarve, ndërsa për njërin prej tyre u vendos të hetohet në gjendje të lirë.

Konkretisht në masë detyrim paraqitje u la Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa në gjendje të lirë do hetohet Thanas Paskali. Ekspertiza mjeko ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit. Këta të fundit, pasi Qiqi plagosi me thikë 27 vjeçarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur.

Sa i përket masës së autorit të plagosjes, masa do të zhvillohet në ambjentet e spitalit rajonal të Korçës për shkak se autori është duke marrë ende ndihmë mjekësore.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: