Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Mamurras në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku si pasojë janë plagosur dy persona, Andi Skonja 39 vjeç dhe Gentian Diva 40 vjeç.

Policia njofton se ka identifikuar autorët e ngjarjes, duke arrestuar njërin prej tyre, të quajtur Andi Diva dhe shpallur në kërkim një tjetër. Sakaq, “BalkanWeb” ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur krimi.

Në video shihet se si policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe po grumbullon të dhënat që i nevojitet hetimit.

Vlen të përmendet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në Mamurras ku pas një konflikti shtetasit Andi Skonja, dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Honday” duke plagosur shtetasit: Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit: Andi Diva,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb