LUSHNJE

Pas ngjarjes në Lushnjë ku mbeti i plagosur kryebashkiaku dhe sekretarja e tij, ka reaguar edhe policia, e cila ka dhënë detaje e para për këtë ngjarje të rëndë. RENEA, FNSH dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar në Lushnje, ndërsa ka nisur krehja e zonës për kapjen e ish-shoferit të Tushes, i cili deri tani është skeduar si autor i vetëm i ngjarjes.

NJOFTIMI POLICISË:

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë. Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit. Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier,  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: