Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 11-vjeçarit në fshatin Gjegjan të Pukës. Sipas efektivëve, i mitur është plagosur me armë nga një 17-vjeçar, i cili është larguar nga vendngjarja, dhe po punohet për kapjen e tij.

“Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta  është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar  të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij”, bën me dije policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb