Pamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes ku ndodhi plagoja e të riut në Pogradec.
Siç shihet nga pamjet, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa në tokë ka xhama. Mësohet se gjendja e të plagosurit, Brian Syzo, është jashtë rrezikut për jetën.
I riu është i njohur për prodhim shitje narkotikësh ndërsa është përfshirë disa herë në konflikte në Pogradec. Sakaq, makina e autorit u gjet në afërsi të Qafë-Thanës.
Pogradec / Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në lagjen nr. 3, dyshohet se, gjatë një konflikti, shtetasi N. A. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin B. S., rreth 35 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
