Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras.

Sipas burimeve i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia, dhe ka patur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryehen kontrolle për kapjen e tij.

Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëvizte me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistoletë ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjetër Markut.

Ky i fundit po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb