Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen që ndodhi në zonën e Oxhakut. Ngjarja ndodhi pak çaste më parë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije shtetasi Mirvjen Celaj dyshohet se pas një konflikti te çastit ka plagosur me thikë shtetasin Ardian Ismaili.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 01.11.2022, te Oxhaku, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi M. C., 38 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin A. I., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb