Policia ka dhënë detajet e fundit sa i përket ngjarjes në Lezhë.
Personi i plagosur sipas bluve, është Sokol Daci, pronar i berberhanes, fasada e të cilës është bërë shoshë nga plumbat
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhet krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
