TIRANË
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së një nate më parë në kryeqytet, jashtë një klubi nate. Zyrtarisht policia deklaron se ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit D. A., 26 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Shpëtim Metoli, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
39-vjeçari është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Policia bëri me dije se Metoli, ka shkuar në spital në këmbë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë 39-vjeçari është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rreth-rrotullimit të Saukut. Sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë.
