SHKODRA

Plagosja në Shkodër mësohet të ketë ndodhur përgjatë një konflikti fizik për motive pronësie.

Fillimisht ka qenë 34-vjeçari Lad Gruda që është konfliktuar me Xhevahir Fikajn, dhe ky i fundit e ka goditur me sende të forta.

Më pas autori ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllain e Lad Grudës, Ilir Grudën.

Vëllezërit e plagosur janë dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër/informacion paraprak

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat,  Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  L.G., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin I.G., 41 vjeç  vëllain e 34 vjeçarit ,  të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon puna për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb