Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë arrest me burg shtetasin Bardh Isufi i dyshuar për plagosjen e Gëzim Bici dy ditë më parë në Shkodër. Pala mbrojtëse ka kërkuar paligjshmërinë e arrestit si dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gjyqtarja Kostandina Kuro vendosi arrest me burg, kërkesë kjo edhe e prokurorit Astrit Halilaj. I dyshuari nuk ka folur në seancë ndërsa me përpara në polici ka mohuar autorësinë e plagosjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: