Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti mes të rinjsh.

Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë disa të rinj, ndërsa konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në fshat.

I plagosuri ka marrë dëmtime në trup, në pjesën poshtë krahut, dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Ndërkohë, autori i dyshuar, rreth 18 vjeç, është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçë.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb