Një plagosje ka ndodhur pak më parë në lagjen nr 2 në Kavajë.

Gazetari Kelment Baçi raporton se shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera, është plagosur me thikë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por pritet të zbardhen në vijim.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë po merret në pyetje edhe personi i lënduar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb