Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Muriqan–Shkodër”, ku një grua rreth 30 vjeçe, shtetasja E. I., ka mbetur e plagosur nga arma e zjarrit. Dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi E. P., 34 vjeç, i cili, sipas informacioneve paraprake, ka qëlluar për motive të dobëta.
E plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(BalkanWeb)
