Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur paraditen e sotme në ambientet e Poliklinikës së qytetit të Shkodrës.

Sipas burimeve policore, një person i plagosur me thikë është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, ndërsa policia pritet të japë informacion zyrtar në vijim.

Mësohet se personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb