Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës të llojit thikë në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I riu, me inicialet Gj. I., është shoqëruar në spital nga shërbimet e Policisë, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga stafi mjekësor.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, ndërsa pritet që të merret edhe dëshmia e të plagosurit pas përfundimit të ndihmës mjekësore.

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Gj. I., 23 vjeç, banues në fshatin Picar, i dëmtuar me mjet prerës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në fshatin Picar, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, ky i fundit e ka goditur me mjet prerës.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb