Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një e re, vetëm 17 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, pasi ka pësuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Burime nga spitali bëjnë me dije se e reja ka qenë në gjendje të vetëdijshme në momentin e mbërritjes dhe i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, përfshirë një skaner, ndërsa tani ndodhet në intubim.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të sqaruar detajet dhe rrethanat e incidentit.
(BalkanWeb)
