Mjekja gjinekologe Enkelejda Prifti, e ftuar në “Log” u shpreh se çiftet e reja po e shtyjnë gjithnjë e më shumë krijimin e familjes. Sipas saj, lindja e fëmijës së parë vjen rreth të 30-tave.
“Çiftet nuk dëshirojnë si më përpara që të mbarojnë shkollën, të martohen e të bëjnë fëmijë, por dëshirojnë të shijojnë jetën, të dalin, të jenë të sigurte te parteri i tyre që të krijojnë një familje dhe kjo do pak kohë”, tha mjekja Prifti.
Ajo theksoi se sot, një fëmijë konsiderohet pak, ndërsa dy janë “normalja”. Për fëmijën e tretë, çiftet zakonisht hezitojnë dhe e peshojnë mirë vendimin, sidomos nëse mosha u afrohet të 40-ave apo 45-ave.
“Nëse i kap mosha 45-vjeçare do mendojnë shumë gjera, jo se mungon dëshira. Mosha shtyhet sepse është përpara faktit, vë në peshë rreziqet ose çfarë mundësish ka”, tha ajo.
(BalkanWeb)
