Vende të ndryshme të botës kanë emërtime të ndryshme për Plakun e Vitit të Ri, duke personifikuar personin imagjinar që sjell dhuratat e fundvitit.

Babagjyshi i Krishtlindjeve, burri i vjetër i Krishtlindjeve, gjyshi acar, xhuxhi i Krishtlindjeve, Santa Claus, janë vetëm disa nga emrat që ai mban.

Ai nuk është i ndryshëm në “dukjen e tij”, i veshur me të kuqe e mjekër të bardhë, por atë e thërrasin në shumë emra varësisht nga shtetet e ndryshme të botës.

Kështu 26-vjeçari Jakub Marian ka përkthyer të gjithë emërtimet që i bëhen atij duke i vënë në një hartë të vetme.

“Secili vend apo religjion ka njeriun e vet tradicional që sjellë dhurata”, ka shkruar gjuhëtari çek në blogun e tij.

plaku i vitit te ri

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: