Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e spitalit rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur ditën e sotme dhe që ka vënë në alarm autoritetet ligjzbatuese.

Sipas informacioneve të fundit, dyshohet se në parkimin e spitalit e priste një automjet tip Audi A7, me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA700RS. Raportohet se, menjëherë pas largimit nga ambientet e spitalit, Ndoci është futur në këtë automjet, me të cilin autorët janë larguar në drejtim të zonës së Spitallës.

Policia ka nisur kontrolle intensive në Durrës dhe zonat përreth, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po verifikohen kamerat e sigurisë përgjatë itinerarit të dyshuar të largimit.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që arratisja të ketë qenë e mirëorganizuar, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë të Ndocit dhe të kaluarën e tij kriminale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb