Kremlini pret të ketë një informim të plotë mbi pikat ku ka arritur marrëveshje plani i paqes, përpara mbërritjes së delegacionit amerikan në Moskë, raportoi agjencia Interfax duke cituar zyrtarë të presidencës ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha gjithashtu se Moska po vepron me supozimin se po negocion për këtë plan vetëm me SHBA-në.

Kujtojmë se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, udhëton javën e ardhshme në Moskë për të negociuar me Kremlinin për draft propozimet reja për luftën në Ukrainë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: